Lajme
Azerbajxhani do të rrisë me 30% eksportet e gazit në Evropë
Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit në Evropë me 30 për qind për vitin 2022.
Kështu u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale ministri azer i Energjisë, Parviz Shahbazov, teksa Bashkimi Evropian synon të ulë varësinë në energjinë ruse.
Sipas tij, në tetë muajt e këtij viti Bakuja e ka furnizuar Evropën me 7.3 miliardë metra kub gaz natyror.
“Furnizimet totale me gaz në Evropë për vitin 2022 do të arrijnë në 12 miliardë metra kub, rritje me 31 për qind në krahasim me vitin 2021″, theksoi ministri.
Shahbazov deklaroi se prodhimi i gazit natyror është rritur për 10 për qind në periudhën janar – gusht 2022, duke arritur në 30.6 miliardë metra kub.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar ditë më parë vendosjen e çmimeve tavan në gazin natyror që importohet nga Rusia./Euronews
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










