Zhvillim
AXOS: Kosova humb shumë duke bllokuar shitjen e PTK-së
Budden: "Kosova do të zhdukej për një dekadë a më shumë për çdo investitor ndërkombëtar. Askush nuk do të vijë këtu, sidomos jo nga Gjermania, Anglia apo SHBA-ja”

Pas disa shtyrjeve që qeveria është detyruar të bëjë si pasojë e presionit nga kuvendi, kompania AXOS që është shpallur blerëse e kompanisë kosovare ka dërguar mesazhe drejt qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Në një intervistë të dhënë për emisionin interaktiv të KTV-së, Jan Budden, partner menaxhues i kompanisë AXOS, ka thënë se Kosova është ajo që dëmtohet më së shumti me dështimin eventual të marrëveshjes.
“Nuk ka ndonjë zgjidhje më të keqe se kjo. Kosova do të zhdukej për një dekadë a më shumë për çdo investitor ndërkombëtar. Askush nuk do të vijë këtu, sidomos jo nga Gjermania, Anglia apo SHBA-ja”, ka paralajmëruar Budden për KTV. Ai i ka nxitur partitë politike të lënë anash agjendat e tyre dhe të miratojnë shitjen në Kuvend.
Ish-zv/drejtori ekzekutiv në Deutsche Telecom, Budden ka thënë se punëtorët nuk do të largohen nga puna dhe se investimet në PTK do të jenë shumë të mëdha.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)