Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Albi YZO hap ekspozitë nga 2 deri më 10 nëntor në Saint-Maurice Piktori Albi YZO, me origjinë nga Shqipëria, do të mbajë ekspozitë nga data 2 deri në...
-
Avokati shqiptar, Senad Albani, vjen nga Frankfurti dhe hap kancelarinë e tij në Vjenë
-
“Festivali i këngës dhe valles shqiptare”, një festë për shqiptarët në Nju Jork
-
Shqipëria njofton për pajisje me dokumente elektronike për shtetasit që jetojnë jashtë vendit
-
Edi Rama sot mban takim me shqiptarët e Amerikës në Nju-Jork
Jeta në Zvicër
-
Po sikur Zvicra të hiqte 26 kantonet dhe të krijonte 10 rajone në vend të tyre? 26 kantonet zvicerane janë shtylla kurrizore e sistemit federal të vendit, kështu që pse deputetët po...
-
Numri i të infektuarve me koronë rritet, tri kantone të prekura
-
Lucerni ngre departament special të policisë për të mbrojtur të rinjtë nga krimi
-
Zvicër: Qytetarët po raportojnë online për krimet
-
Piktori shqiptar Albi YZO hap ekspozitë nga 2 deri më 10 nëntor në Saint-Maurice