Kosova
Avokati Koci tregon se ka identifikuar vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit në Serbi
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se e ka identifikuar vendin ku po e mbajnë autoritetet e Serbisë trupin e pajetë të Faton Hajrizit.
Ai ka treguar se është në Serbi dhe nuk është i shoqëruar nga askush.
“E kam gjetur vendin se ku po mbahet trupi. Nuk jam i shoqëruar me askënd”, ka thënë shkurt Koci.
Ndërkaq, avokati Arianit Koci është i autorizuar si përfaqësues i familjes së Faton Hajrizit për të tërhequr trupin e pajetë të të ndjerit, Faton Hajrizi.
Ndryshe, ditë më parë i arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi.
Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnjë e Hercegovinën.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut