Kosova

Avokati i politikanit opozitar të Serbisë bëri homazhe në Prekaz

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, vizitoi sot kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai atje vendosi një buqetë me lule dhe një letër mbi varrin e Blerina Jasharit.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”, shkruhet në letrën që ai la.

Ai në deklarim për mediat theksoi se pavarësisht presioneve, ai do të kthehet në Beograd.

“Nesër do të shkoj në Beograd dhe nuk kam arsye të frikësohem. Ne e kemi për obligim të bëjmë se çka është e drejtë dhe çka është e duhur”, tha ai.