Lajme
Avni Orllati zgjidhet “Sipërmarrësi i vitit 2020” në fushën e ndërtimit, në Zvicër
Nga 15 finalistët, juria ka zgjedhur pesë fitues, në pesë sektorë të ndryshëm të biznesit, në nivel të Zvicrës. Në mesin e tyre është edhe bashkatdhetari ynë, Avni Orllati, themelues dhe pronar i kompanisë ndërtimore "Groupe Orllati"

Për herë të 23-të, kompania e auditimit dhe këshillimit EY, më 30 tetor ka nderuar figura të shquara dhe me merita, të biznesit në Zvicër. 60 sipërmarrës nga e gjithë Zvicra kanë qenë të kandiduar për të merituar këtë nderim, shkruan ey.com.ch.
Këtë mbrëmje, nga 15 finalistët, juria ka zgjedhur pesë fitues, në pesë sektorë të ndryshëm të biznesit, në nivel të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Në mesin e tyre është edhe bashkatdhetari ynë, Avni Orllati, themelues dhe pronar i kompanisë ndërtimore “Groupe Orllati”, Bioley-Orjulaz (VD).
Fituesit tjerë të mbrëmjes janë: Patrick Firmenich, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Firmenich, Gjenevë; Marek Dutkiewicz, Themelues dhe CEO i Kampusit të Burimeve Njerëzore, Dübendorf (ZH); Michael Born dhe Karim Nemr, Bashkëthemelues dhe CEO dhe Zyrtari Kryesor i Biznesit PXL Vision AG, Cyrih si dhe Daniel Borel, themelues i kompanisë së njohur Logitech, i cili ka marrë çmimin për vepër jetësore.
Avni Orllati është fitues në kategorinë “Industri / High Tech / Life Sciences”. “Ai është vlerësuar për punën e tij sfiduese e cila çoi në një histori frymëzuese prej themeluesi”, thuhet në tekstin e nderimit tüe tij me këtë çmim.
Në vitin 1997, në moshën 21 vjeçare, Avniu dhe vëllai i tij binjak krijuan biznesin e tyre duke marrë me qira një makinë që thyen betonin, transmeton albinfo.ch. Sot Orllati është një ofrues kryesor në fushën e “ndërtimit të gjelbër” dhe punëson mbi 850 persona në Zvicrën perëndimore.
Kompania e tij është e specializuar në të gjitha fushat e punëve ndërtimore përgatitore.
Avni dhe Basri Orllati në vitin 1995 vendosën të krijojnë kompaninë e tyre “A.Orllati”. Në vitin 1997 bashkohet me kompaninë vëllai i tyre Gjevgjeti dhe krijojnë kompaninë e tyre të re Orllati S.A., duke u bërë një nga kompanitë më të mëdha zvicerane, shkruan albinfo.ch. Në vitin 2012 kompania transformohet në Grupin Orllati S.A.
Vëllezërit Orllati janë një shembull i veçantë suksesi i diasporës shqiptare në Zvicër. Shumë shqiptarozviceranë janë krenarë me suksesin e tyre. Ata deri më tani kanë realizuar mbi 1000 objekte ndërtimi në Zvicër.
E-Diaspora
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë Numri i të papunëve në Kosovë gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 ka...
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Edhe bursa zvicerane nën kërcënimin e rënies Pas dy ditëve me humbje të mëdha javën e kaluar, bursa zvicerane po përballet sërish me...
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore