Fun

Avioni më i madh në botë

Ndërtimi i “Stratolaunch”, avionit më të madh në botë, zgjati 4 vjet. I dizajnuar nga “Systems Stratolaunch”, krahët e avionit janë më të mëdha se sa një fushë futbolli.

Avioni është bërë për qëllime të veçanta për të bartur raketa në stratosferë para se të lëshohen në hapësirë. Avioni ka gjashtë motorë, që i përdor Boeing 747, dhe është duke u përgatitur për një fluturimin testues, transmeton albinfo.ch.

Aeroplani është 15.24 metra i lartë dhe mund të mbajë një ngarkesë prej 226,796 kg.