Bota

Avioni ‘lufton’ me erën në aeroportin e Ronaldos

Erërat janë shkaktarë që shumë fluturime shtyhen apo anulohen, derisa edhe aterrimi është me shumë vështirësi. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në një nga aeroportet më të rrezikshme në botë.

“Madeira Airport”, i njohur dhe si “Cristiano Ronaldo International Airport” është një nga vendet më të vështira për të ulur aeroplanin, raporton “TCH”.

Erërat e forta, si dhe një pistë e shkurtër që përfundon në oqean e bëjnë më të vështirë për pilotët, të cilët kanë nevojë për një trajnim shtesë. Një i tillë është filmuar teksa lufton të ulet në pistë, përcjell albinfo.ch.

Aeroplani shihet se si ulet me shumë vështirësi, por për fat të mirë, piloti e ulë atë pa pasoja.