Shkurt.ch
Avioni aterron në autostradë: Nuk pëson askush
Një pilot zviceran 66 vjeçar nga Bazeli kishte probleme me motorin e avionit të tij të vogël derisa po fluturonte mbi Gjermani. Për të dalë nga kjo situatë e rrezikshme ai e sheh aterrimin në autostradë si të vetmen mundësi
Ndodh edhe kjo: në mes të autostradës aterron një aeroplan. Edhe pse një gjë e tillë ka ndodhur aksidentalisht, për fat gjithçka ka përfunduar pa pasoja të rënda.
Një pilot zviceran 66 vjeçar nga Bazeli dje rreth orës 15.20 kishte probleme me motorin e avionit të tij të vogël derisa po fluturonte mbi Gjermani, shkruajnë mediat gjermane. Për të dalë nga kjo situatë e rrezikshme ai e sheh aterrimin në autostradë si të vetmen mundësi. Dhe këtë e bëri piloti i guximshëm, duke bërë ulje në autostradën A2 drejtimi i Dortmundit, transmeton albinfo.ch.
I gjithë dëmi që u shkaktua nga ky manovrim ishte shtypja e njërit krah dhe pjesës ballore të aeroplanit nga prekja e një kamioni që po vinte nga ana e kundërt.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve