Lajme

Avdiu jep dorëheqje, shkon konsull në Zvicër

Zëvendësministri Avdiu ka ofruar dorëheqjen e tij për shkak se shumë shpejtë pritet të fillojë punën në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Ramadan Avdiu ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij në Qeverinë e Kosovës, për të vazhdar një mision tjetër prej diplomati në Zvicër. Avdiu, një ish zyrtarë i larti i partisë së kryeministri Hashim Thaçi, është emëruar Konsull në Gjenevë.  

“Avdiu ka ofruar dorëheqjen e tij për shkak se shumë shpejtë pritet të fillojë punën në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë”, njofton Ministra e Financave.

Vendimi për dorëheqje, siç thuhet, është marrë pas dekretit të Presidentes së Republikës së Kosovës të datës 10 shtator, 2013, ku Avdiu është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë – Konfederata e Zvicrës.

Avdiu e ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit të Financave nga data 27 maj 2011 e deri më sot, dhe gjithashtu nga janari e deri në qershor të këtij viti ka ushtruar me sukses edhe detyrën e Ministrit të Financave.