Uncategorized

Avdili: Përkrahni Zvicrën edhe po të mos kishte futbollistë shqiptarë

Asamblisti shqiptar është shprehur se do të mbështesë Zvicrën edhe po të mos ishte asnjë futbollist shqiptar në fushë

Politikani shqiptar në Zvicër, Përparim Avdili, ka reaguar në lidhje me debatin që po zhvillohet për ndeshjet në Kupën e Botës mes Zvicrës dhe Serbisë.

Ai shprehet se do të përkrahë Zvicrën edhe po të mos kishte futbollistë shqiptarë, shkruan albinfo.ch.

“Nëse shqiptarët e Zvicrës, që ditë për ditë gëzojnë të mirat e Zvicrës, të kësaj shoqërie, kësaj ekonomie, këtij sistemi shëndetësor, këtij sistemi shkollor, të vlerave liberale dhe demokratike që po ndërton me shekuj, nëse këta shqiptarë sot pra do të mbështesin kombëtaren zvicerane VETEM sepse luajnë me lojtarë me origjinë shqiptare, atëherë më mirë mos të jenë tifozë të Zvicrës.

Unë jam me Zvicrën edhe po mos të luante asnjë me emër shqiptar, sepse mbështes një skuadër që bartë të njëjtat vlera si unë.

Dhe këto vlera i mundësojnë Valonit, Granitit, Xherdanit dhe Blerimit të jenë pjesë e kësaj skuadra si dhe të gjithë neve të quajmë këtë vend shtëpinë tonë.

#HoppSchwiiz #pakomplekse”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. Ai është asamblist i Cyrihut (FDP).

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë do të zhvillohet sonte nga ora 20:00.