Lifestyle
Ava, vajza nga Saranda që po shkëlqen në SHBA
Ndërsa Rita Ora, Dua Lipa apo Bebe Rexha janë të konfirmuara tashmë në tregun ndërkombëtar të muzikës, bukuroshja e lindur në SHBA, me prindër nga Saranda, ka nisur të shkëlqejë.
Të premten Ava ka vizituar zyrat e NBC për të interpretuar në spektaklin televiziv, “Today”. 24-vjeçarja ka performuar hitin botëror, “Sweet But Psycho” dhe ka biseduar me Hoda Kotb dhe Carson Daly në lidhje me suksesin e kësaj kënge, shkruan ERTV, përcjell albinfo.ch.
Në këtë rast, Ava kishte veshur një pallto të kuqe dhe pantallona të lëkurës, ndërsa shoqërohej edhe nga dy valltare për ta kompletuar performancën.
Pak ditë më parë, kënga e Ava Max është kritikuar për shkak të videoklipit të saj, por ajo vazhdon të marrë shikime të shumta në “Youtube”, të cilat janë edhe një kundërpërgjigje ndaj kritikave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve