Lifestyle

Ava Max krahasohet me Lady Gagan

Armanda Koçi, me emrin artistik Ava Max, mori famë ndërkombëtare me këngën e saj hit “Sweet But Psycho”. Dhe pothuajse në çdo artikull në lidhje me këngëtaren me origjinë shqiptare, ajo krahasohet me divën e muzikës, Lady Gaga.

Por për yllin shqiptar në rritje, ky është kompliment, shkruan oranews, përcjell albinfo.ch.

“Ajo ishte një nga divat më të mëdha të kohës sonë, dhe vazhdon të jetë”, tha 25-vjeçarja për Gay Times. “Ajo ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do të zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Lady Gaga. Pra është kompliment i madh për mua”, është shprehur ajo.

Max vuri në dukje dhe lidhjen gjeografike me Gagan: “Unë jam shqiptare, ndërsa ajo është italiane. Kështu që jemi fqinje, pak a shumë”.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar hitin e ri “So Am I” dhe për një javë ka grumbulluar mbi 7 milionë shikime në YouTube.