Kosova
AUVK asgjëson 21 tonë mish nga depoja e BIK-ut
Ky mish ka qenë i prishur, dhe i rrezikshëm për t’u konsumuar.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 21 ton mishë që po mbaheshin në depon e Bashkësisë Islame të Kosovës, që ndodhet në Veternik të Prishtinës.
Një gjë të tillë ka konfirmuar zëdhënësi për media në AUVK, Lamir Thaçi. Ai ka thënë për Koha.net se në depon e BIK-ut është hasur sasi prej 21 tonë mish, lloji i gjedhit, që është konstatuar se s’guxon të përdoret për konsum, pasi s’ka qenë i ngrirë me kohë. Thaçi ka bërë të ditur se kishin marrë kërkesë nga zyrtarë të BIK-ut për të kontrolluar depon me mish.
Ka thënë se kapaciteti ftohës i depos nuk kishte ngrirë mishin në temperaturën e nevojshme dhe si pasojë ka ardhur deri te prishja e mishit.
“Bazuar në kërkesën e paraqitur nga zyrtarë të Bashkësisë Islame për dyshim në sigurinë e mishit të kurbaneve, të cilin e kanë pasur të deponuar në depon e kontraktuar me lokacion ne Veternik-Prishtinë, i cili ka qenë i dedikuar për shpërndarje tek qytetarë të besimit islam, Inspektorët Veterinarë të Agjencisë së ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë kanë realizuar kontrollin e depos. Aty kanë hasur në një sasi prej 21 tonë mish lloji i gjedhit. Pas inspektimit të detajuar, inspektorët kanë vlerësuar se fillimisht mishi i deponuar aty nuk është ngrirë me kohë. Kapaciteti ftohës i depos nuk ka arritur të ngrijë mishin në temperaturën e nevojshme ruajtëse dhe si pasojë ka ardhur deri tek, kontaminimi apo prishja e mishit. Nga kontrolli fizik dhe organoleptik është konstatuar se mishi ka filluar të ndërrojë ngjyrë, disa nga paketimet kanë pasur rrjedhje gjaku, që dëshmon se mishi është shkrirë e ringrirë dhe ka filluar të kundërmojë erë (ka filluar procesi i putrifikimit)”, ka thënë fillimisht ai.
AUVK-ja ka bërë të ditur se ditë më parë kishte asgjësuar edhe 800 kilogramë mish gjedhi në shoqatën “Jetimët e Ballkanit” në Skenderaj, pas kërkesës nga inspektorët komunalë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete Fillimi i dimrit në ultësira ka gjunjëzuar transportin publik. Situata është normalizuar që nga e premtja,...
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq