Kosova
Autostrada për Gjilan nis në muajin mars, kushton 88 milionë euro
Ministri Lekaj ka bërë të ditur se kostoja e ndërtimit të autostradës do të jetë 88 milionë euro dhe do të jetë e gjatë 22.3 kilometra
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me zëvendësministrin, Rexhep Kadriun, kanë prezantuar detajet e kontratës për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan, një ditë më parë. Ministri Lekaj ka bërë të ditur se kostoja e ndërtimit të autostradës do të jetë 88 milionë euro dhe do të jetë e gjatë 22.3 kilometra.
Punimet, sipas tij do të nisin në marsin e këtij viti, ndërsa dizajni ka mbetur po i njëjti ani pse ministri Lekaj ka thënë se ka pasur tendenca që traseja të ndërrohet, por nuk ka dhënë detaje për këtë çështje. Kohëzgjatja e projektit të ndërtimit do të jetë 30 muaj ndërsa 8 kompani do të ndërtojnë këtë projekt deri në Gjilan. Emrat e tyre nuk janë bërë publike, por ministri ka thënë se shumë shpejtë e gjithë kontrata do të jetë e qasshme për publikun.
”Kjo autostradë e munguar për Gjilanin i lidhë diku afro 500 mijë banorë me Preshevën dhe Shkupin. Kyçja në këtë autostradë do të jetë në fshatin Banullë, një në Zhegovc dhe tjetra në Bresalcë. Autostrada do të jetë 22.3 kilometra, me katër korsi dhe do ta ketë edhe shiritin gjelbrues. Dinamika e kryerjes së punimeve do të jetë 30 muaj. Por ne nuk do të ndalemi vetëm në këto tëtë segmente, sepse në buxhetin e Kosovës janë të parapara 126 milionë euro për këtë autostradë dhe është e arritur e madhe sepse ne kemi arritur që këtë punë ta kryejmë për 88 milionë euro dhe jemi 40 milionë euro më lirë se sa ka qenë e planifikuar dhe 40 milionët e mbetura do t’i përdorim për segmentet tjera deri në Konçul”, tha Kadriu.
Në të njëjtën ditë, kabineti qeveritar mori vendim për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën e “Dukagjinit”, që do të fillojë se ndërtuari në fillim të vitit 2019.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











