Lajme
Autostrada ka dhjetëfishuar eksportet e Shqipërisë në Kosovë
Ndërtimi i autostradës Durrës-Kukës-Morin, ka dhjetëfishuar eksportet e Shqipërisë në Kosovë, krahasuar me vitin 2008, periudhë në të cilën nuk ka qenë e përfunduar autostrada, shkruan “Koha Ditore”.
Ndërkohë që ndërtimi i autostradës ka trefishuar edhe transitet për në Kosovë nga Shqipëria, kryesisht përmes portit të Durrësit.
Shtimi i eksporteve dhe transiteve ka nxjerrë si domosdoshmëri ngritjen e kapaciteteve të reja infrastrukturore për t’iu përgjigjur realiteteve të reja të krijuara.
Zyrtarët e Doganës së Morinit e lidhin faktin e shtimit të ndjeshëm të numrit të eksporteve, por edhe të transitin të mallrave për në Kosovë përmes Shqipërisë, me ndërtimin e autostradës Durrës-Morin.
Sipas këtyre zyrtarëve, dhjetëfishimi i eksporteve ka nxjerrë si domosdoshmëri ndërtimin e një terminali të ri në Morin, pasi ai ekzistues nuk mjafton për më shumë se 10 maune.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











