Lajme

Autostrada deri në Suharekë, e gatshme në tetor

Ministri i Transportit në largim, Fatmir Limaj, të enjten ka vizituar punimet në autostradën Vërmicë-Merdare. Ai kishte zgjedhur të inspektojë punimet në urën më të madhe që po bëhet në Vërmicë të Prizrenit. “Jemi sot këtu për të parë nga afër trarët e urës më të gjatë të autostradës Vermicë-Merdare, e cila ka gjatësi 600 metra.

Kjo është vepër e artit të inxhinierisë. Vendosja e të gjithë trarëve do të bëhet brenda pesë Javësh”, ka thënë Limaj.Ndërkaq, drejtori i këtij projekti nga kompania “Bechtel&Enka”, Doren Mort ka bërë të ditur se segmenti i autostradës deri në Suharekë do të përfundojë në tetor të këtij  viti.

“Aktualisht janë duke punuar 1 500 punëtorë dhe ky numër do të dyfishohet. Bazuar në punën tonë, kemi planifikuar që autostrada nga Vërmica deri në Suharekë të lëshohet në qarkullim në muajin tetor të këtij viti”, ka bëtë të ditur ai.