Lajme
Autoritetet mbyllin lokalin në Bazel që kishte shkelur rregullat e koronës
Pas paralajmërimit të dytë, kafeneja "Bücheli Caffé Bar Lounge" ka marrë një letër nga autoritetet, në të cilën kërkohej që restoranti duhej të mbyllte për momenti
Atmosfera e krijuar në fundjavën e kaluar, menjëherë pas rihepjes së lokaleve, në zonën e kafeneve “Steinvorstadt” të Bazelit, ka shkaktuar shumë tituj negativë në mediat zvicerane.
Shumë nga baret nuk kishin funksionuar në përputhje me rregulloret federale për mbrojtje nga koronavirusi, shkruan 20minuten.ch, transmeton albinfo.ch.
Imazhet që vinin nga rrugicat e mbushura përplot me njerëz, në një atmosferë festive janë pritur me pakënaqësi nga opinioni. Kjo pakënaqësi tashmë ka dhënë frytet e saj. Bari i parë në periferi të zonës së përmendur u desh të mbyllej sepse është konstatuar se ka shkelur rregullat.
Pasi operatorët janë paralajmëruar nga policia më 20 maj se muzika ishte shumë e lartë, një patrullë u desh të ndërhynte përsëri më 21 maj, sërish për shkak të zërit të lartë, shkruan 20minuten.ch.
Pas paralajmërimit të dytë, kafeneja “Bücheli Caffé Bar Lounge” ka marrë një letër nga autoritetet, në të cilën kërkohej që restoranti duhej të mbyllte për momentin.
Pronari i lokalit është ankuar në bisedë me mediat. Ai pyet përse pikërisht ai është dënuar dhe jo edhe të tjerët që po kështu kanë qenë pjesë e shkeljes së masave.
Gjithashtu, sipas tij, shkelja në rastin e lokalit të tij ka ndodhur vetëm natën e parë, pas rihapjes. menjëherë në natën e dytë ai kishte marrë masat e duhura dhe çdo gjë kishte rrjedhur si duhet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













