Kosova
Autorët shqiptarë përfaqësuan denjësisht Kosovën në Panairin e Librit në Leipzig
Kosova u përfaqësua denjësisht në Panairin e Librit në Leipzig ’25

Biblioteka Kombëtare e Kosovës përfaqësoi vendin në Panairin e Librit në Leipzig (27–30 mars 2025), një nga ngjarjet më të mëdha të botës së librit në Gjermani, këtë vit nën moton “Fjalët lëvizin botët”, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të programit Leipzig Liest, u organizuan disa ngjarje letrare me autorë nga Kosova. Qerim Ondozi dhe Feride Berisha diskutuan mbi letërsinë shqipe dhe sfidat e përkthimit, ndërsa Ag Apolloni prezantoi librin e tij Red Riding Hood: Fairy Tale for Grown-Ups, duke trajtuar rolin e letërsisë në ruajtjen e kujtesës kolektive.
Një tjetër diskutim, i organizuar nga TRADUKI dhe Biblioteka Kombëtare, bëri bashkë Blerina Rogova Gaxhën dhe Jehona Kicajn për të debatuar mbi letërsinë kosovare në sfondin e migrimit dhe traumës së luftës..
Këto aktivitete ngjallën interes të madh te lexuesit dhe botuesit gjermanë, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja dhe prani më të madhe të letërsisë kosovare në skenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur Një burrë që kërkoi para për të kthyer një iPhone të humbur është gjobitur dhe tani...
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni