“Autokopteri” ose vetura që fluturon, një realitet i afërt!
Projekti “MyCopter” i financuar nga BE-ja me 4.3 milionë euro do të përmbyllet në fund të vitit 2014
Ajo që e kemi parë në vizionet futuristike ose në filmat fantastiko-shkencorë, për studiuesit nga universiteti ETH i Lozanës, ETH të Cyrihut, ata të institutit Max Planck të Tübingenit dhe Universitetit të Liverpulit, është tashmë pothuaj një realitet. Në kabinetet e këtyre institucioneve po punohet intensivisht për të prodhuar utomobilët që fluturojnë ose “autokopterët”.
“Për të shkarkuar rrugët, na duhet të kalojmë në dimensionin e tretë” thotë Jean-Christophe Zufferey nga Instituti për sisteme inteligjente i ETH të Lozanës.
Këto makina do të duhej të bënin vetëm këtë gjë: të shndërrohen në helikopterë, me çka do t`i iknin tollovisë së automobilëve në kolonë dhe do të quheshin PAV (personal Aerial Vehicle”. Në institutin Max-Planck tashmë janë duke u testuar instrumentet e nevojshme në njërin ndër “simulatorët më të avancuar të lëvizjes në gjithë botën”.
“Ne jemi duke studiuar ecurinë që siguron nisjen e vetvetishme të makinës, që bën navigimin drejt cakut të dëshiruar dhe që mund të aterrojë”. Thotë Margarita Chli nga Instituti për Robotikë dhe sisteme inteligjente pranë ETH, Cyrih. Falë “autopilotit”, në një të ardhme do të jetë e mundur që ky automjet fluturues të vozitet edhe pa lejen e posaçme për pilotim.
Një objektiv më i largët do të ishte që një provim i thjeshtë fluturimi, ngjashëm me provimet e sotme të vozitjes, të mjaftojë për PAV”, thotë Chli.
Projekti “MyCopter” i financuar nga BE-ja me 4.3 milionë euro do të përmbyllet në fund të vitit 2014. Pas kësaj mund të paramendohet edhe bashkëpunimi me industrinë e automobilëve , në mënyrë që “mbase pas dhjetë vitesh” të konstruktohet një prototip, thotë Zufferei.
Ndërkaq, ligjet zvicerane që vlejnë aktualisht, mund të lënë në gjysmë ëndrrën e konstruktorëve të autokopterëve. Këto ligje parashohin që “helikopteri lejohet të niset dhe të aterrojë vetëm në hapësirat e aeroporteve”, ka thënë Danierö Göring nga Zyra Federale për fluturime civile.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë