Portrete të firmave
“AUTOHEGG”, riparon karrocerinë tuaj me fjalën e fundit të teknikës
Për shumë lloje dëmtimesh, riparimet profesionale janë më pak të kushtueshme sesa mund të mendoni dhe ato vetëm në Autohegg mund të përfundojnë brenda pak orësh

Në lokacionin e njohur ku shihni vetëm garazhe dhe vetura të parkuara skaj rrugës që presin blerësit e tyre, në Volketswil të Zvicrës, mund të gjeni edhe garazhin tashmë të njohur “AUTOHEGG”, pronë e Defrim Sylës dhe Visar Fandajt, e cila vepron prej 15 vjetësh në Zvicër.
Përvoja 15-vjeçare e dy pronarëve të përmendur në riparimin dhe ngjyrosjen e karrocerisë ka bërë që shërbimet e tyre të jenë shumë të kërkuara nga klientë dhe kompani të mëdha zvicerane, pra jo vetëm nga shqiptarët.
Numri i madh i klientëve kishte shtyrë Defrim Sylën dhe Visar Fandajn që të shtonin numrin e punëtorëve, të blinin aparatura speciale dhe të zgjeronin hapësirën e punës në një qendër gjigante të servisimit, me 3000 metra katrorë, në Volketswil.
Për shumë lloje dëmtimesh, riparimet profesionale janë më pak të kushtueshme sesa mund të mendoni dhe ato vetëm në Autohegg mund të përfundojnë brenda pak orësh.
“Ju vetëm duhet ta sillni automjetin tuaj. Dëmet regjistrohen nga specialistët tanë të karrocerisë dhe llogariten kostot e riparimit. Riparimet e vogla do të përfundojnë në të njëjtën ditë, nuk do të keni asnjë punë shtesë”, thotë Defrimi, i cili sapo kishte përfunduar riparimin e një veture të Auto Discount Uster.
Para se të fillojë procesi, Defrimi kontakton sigurimin tuaj dhe është shumë i kënaqur nëse sigurimi mbulon shpenzimet për riparimin e automjetit tuaj.
Pavarësisht se për çfarë lloji automjetesh të jetë fjala, Autohegg kujdeset me pasion për të gjitha kërkesat tuaja, duke filluar nga riparimi i karrocerive, ngjyrosja si dhe servisimi i të gjitha llojeve të automjeteve. Këtu përfshihet edhe kalibrimi i kamerave dhe radarëve te veturat, si dhe rregullimi i automjeteve të teknologjisë së fundit, siç janë edhe ato Hybride ose Elektro.
“Ne bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që klienti të jetë rehat me ne”, tthotë Visari.
Numri i madh i klientëve dhe gama e gjerë e shërbimeve është arritur falë saktësisë, korrektësisë, profesionalizmit dhe, mbi të gjitha, përkushtimit të Defrimit dhe Visarit.
Riparimi i automjeteve bëhet me anë të aparaturave më të sofistikuara, të cilat përshtatin ngjyrën identike të automjetit të dëmtuar.
Eksperienca e fituar mundëson të ofrohet shërbim i shpejtë dhe cilësor. Këtë më së miri e tregon besueshmëria e klientëve që sot janë të rregullt te garazhi “Autohegg”.
Në zonën e njohur të garazheve të shumta për shitblerje veturash, në Volketswil, suksesi i
AUTOHEGG, emër i njohur në tregun zviceran, i dedikohet punës profesionale dhe të sinqertë të ekipit që drejtohet nga dy shokët e suksesshëm: Defrimi dhe Visari.
AUTOHEGG jorastësisht gjendet me lokacion në zonën industriale të Wolketswil, vend i njohur për shitblerjen e veturave në tërë Zvicrën.


Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?