Integrimi
Autobusi kosovar merr flakë, zjarrfikësit evakuojnë 49 udhëtarët
Zjarrfikësit, nuk patën nevojë të ndërhyjnë. Por, ata i vunë makinat e tyre në funksion të një shërbimi “Shuttle”, i cili i barti udhëtarët nga autostrada. Autobusi i aksidentuar i takon firmës "Barileva turist"
Një shpërthim zjarri në motor ka shkaktuar bllokimin e një autobusi udhëtarësh në afërsi të lokalitetit Waldaschaff (Bavari, Gjermani). Autobusi po vinte nga Kosova dhe, me 49 udhëtarët që transportonte, ishte në rrugë për në Holandë. Ndalesa ka ndodhur sot (e diele) rreth orës 9.00. Shoferi e kishte vënë re se në motor kishte shpërthyer flaka. Ai mori masat për fikje të shpejtë të zjarrit ndërsa të gjithë udhëtarët dolën shpejtë e pa pasoja nga autobusi.
E veçanta e këtij rasti është se, siç shkruajnë mediet lokale gjermane, (br.de etj.) zjarrfikësit e ardhur me të shpejtë në vendin e ngjarjes, nuk patën nevojë të ndërhyjnë. Por, ata i vunë makinat e tyre në funksion të një shërbimi “Shuttle”, i cili i barti udhëtarët nga autostrada në një lokal pushimore të udhëtarëve. Aty kosovarët kanë pritur ardhjen e një autobusi rezervë për të vazhduar udhëtimin.
Siç shihet nga fotografitë e publikuara, autobusi ishte pronë e firmës “Barileva turist”.
Dëmet e shkaktuara nga djegia në motorin e autobusit llogariten rreth 30 mijë euro
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim