Integrimi
Autoambulancë dhëmbësh nga Zvicra për fëmijët e Kosovës
Enis Kamenica nga Zvicra, pronar i "Swiss Dental", ka lansuar një projekt bamirësie në Kosovë, me autoambulancën dentare që ka sjell nga Zvicra do të përkujdeset për shëndetin e dhëmbëve të nxënësve të Ferizajt
Duke parë gjendjen jo të mirë të shëndetit të dhëmbëve te fëmijët në komunën e Ferizajt, specialisti teknik i dhëmbëve i kthyer nga Zvicra në Kosovë, Enis Kamenica ka siguruar një autoambulancë mobile, e cila do të jetë në dispozicion për kontrollim falas të dhëmbëve për fëmijët e të gjitha shkollave të Ferizajt.
Sipas Enis Kamenicës kjo iniciativë është vetëm një prej masave preventive për të ruajtur shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve.
Sipas parashikimeve, ky projekt do të fillojë gjatë semestrit të ri shkollor dhe kjo autoambulancë e dhëmbëve do të jetë mobile nëpër të gjitha shkollat e Ferizajt. Objektivi është që me përkrahjen komunale, në një afat kohor të shkurtër e njëjta gjë të bëhet edhe te shërbimet e policisë, FSK-ja dhe institucionet tjera.
Përveç tjerash me këtë projekt ai dëshiron t’u bëjë me dije bashkëqytetarëve të tij të Ferizajt se pastrimi i dhëmbëve dhe vizitat periodike tek mjeku stomatolog janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve.
„Shërbime të tilla nuk janë ofruar deri më tani. Jo vetëm fëmijët por edhe prindërit nuk i kushtojnë kujdes të veçantë dhëmbëve dhe nëpërmjet masave preventive, diagnostike dhe terapeutike qëllimi është ruajtja më e mirë e shëndetit të dhëmbëve“, thotë Kamenica.
Këto ditë ai ka hapur edhe ordinancën e dytë private stomatologjike “Swiss Dental” në Ferizaj, e cila ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me dhëmbët, duke filluar nga mbushja e dhëmballave e deri te ndërhyrjet e rënda kirurgjike.
Klinika e dytë me të njëjtin emër erdhi pas kërkesave të shumta të qytetarëve të Ferizajt për shërbime kualitative stomatologjike. Klinikën e parë stomatologjike mërgimtari i kthyer në Kosovë nga Zvicra e kishte hapur një vit e gjysmë më parë në Ferizaj.
Duke folur për idenë në lidhje me hapjen e dy ordinancave stomatologjike në Ferizaj, Enisi ka treguar për albinfo.ch se ishte plani i tij, për të cilin ishte frymëzuar nga vetë bashkëmërgimtarët.
“Standardet e shërbimeve do të vazhdojnë të jenë si në Zvicër ndërsa çmimet si në Kosovë”, shpjegon Enisi.
I shpërngulur me familjen e tij në Zvicër, atëherë kur ishte vetëm 15 vjec, Enisi shkollimin e ka kryer në kantonet frëngjishtfolëse të shtetit helvetik, në Lozanë dhe Gjenevë.
Lidhja e Enisit me Zvicrën nuk është shkëputur dhe ai është duke organizuar prej muajit gusht edhe vizita të specialistëve nga Zvicra në Kosovë për të realizuar disa operacione të komplikuara të implanteve.
S.T
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës