Shkurt.ch

Auto-partia, për vozitje më të shpejtë në autostrada!

Kjo parti kërkon që të rritet shpejtësia e lejuar në autostrada dhe të hiqen zonat me shpejtësi 30 km në orë

Partia e automobilistëve do të iniciojë tri in iniciativa popullore për votim që do të stimulonin trafikun e motorizuar individual.

Delegatët në kuvendin e kësaj partie të mbajtur të shtunën në Reiden të Lucernit kanë pranuar njëzëri propozimet e kryesisë për 3 iniciativat.

Iniciativa e parë mban titullin “Vozitje e lirë në vend të kolonave të mëdha”, ka thënë për mediet kryetari i partisë, Jürg Scherer. Iniciativa e dytë me titullin “Paratë e fituara nga rrugët, u takojnë rrugëve” synon që të gjitha të ardhurat e fituara nga tatimi i lëndëve djegëse të përdoren në të mirë të zhvillimit të trafikut rrugor.

Iniciativa e tretë me titullin “Po për kufizimet e arsyeshme të shpejtësisë”, Partia e Automobilistëve kërkon që të rritet shpejtësia e lejuar në autostrada dhe të hiqen zonat me shpejtësi 30 km në orë.