Lajme
Austrian Airlines anulon mbi 100 fluturime të enjten, kjo është arsyeja
Austrian Airlines do të anuloj të enjtën (nesër) më shumë se 100 fluturime, duke prekur rreth 9,000 pasagjerë. Kjo, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes stafit me punëdhënësit, raporton albinfo.at
Gjithsej 110 fluturime të Austrian Airlines janë anuluar deri më tani, nesër pritet të zhvillohet një takim pune që përfshin personelin fluturues.
Nga kompania “Austria Airlines” kanë deklaruar se, pasagjerët e prekur do të informohen dhe do të rezervohen fluturime të tjera.
Pas veprimeve të fundit industriale, anulimet janë për shkak të kompanisë që zhvillon takime (Betriebsversammlungen) për të negociuar kushtet e punësimit dhe adresimin e ankesave brenda kompanisë.
Takimi fillimisht ishte planifikuar për të premten e kaluar, por u shty për këtë të enjte.
Një njoftim në faqen e “Austria Airlines” thuhet: “Këshilli i punës (Bordi) dhe sindikata Vida kanë njoftuar një tjetër takim pune, me 14 mars 2024. Për këtë arsye, për fat të keq, ne duhet të bëjmë sërish rregullime në orarin e fluturimeve. 110 fluturimet në fjalë tashmë janë hequr nga sistemi ose janë riplanifikuar dhe pasagjerët e prekur janë informuar ose janë rezervuar datat e reja”, transmeton albinfo.at
Arsyeja e takimit është ngecja e negociatave të marrëveshjes kolektive të punës me stafin në bord të AUA-s.
Vonesat dhe anulimet e fluturimeve filluan, kur punonjësit e “Austrian Airlines” njoftuan një grevë më 1 mars për të kërkuar rritje të pagave.
Pas një viti të suksesshëm për industrinë e aviacionit dhe rritjes së ndjeshme të çmimeve të biletave, sindikata e punonjësve kërkon që punonjësit e linjave ajrore të marrin më shumë përfitime, siç është rritja e pagave.
Por, ka një ndryshim domethënës në idetë në lidhje me rritjen e pagave midis punëdhënësve dhe stafit.
Punëdhënësit po ofrojnë një rritje prej 4.5 për qind dhe po konsiderojnë gjithashtu rritje shtesë për një afat më të gjatë. Megjithatë, sindikata kërkon një rritje pagash prej 30 për qind dhe gjithashtu më shumë ditë pushimi, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit