Zhvillim

Austriakët shprehin interesim për të investuar në Gjilan

Një delegacion nga Oda Ekonomike e Austrisë dhe përfaqësues të saj në Kosovë, në krye me Gerhard Schlattl, kanë qëndruar sot në komunën e Gjilanit.
Ata janë pritur nga drejtori për Zhvillim Ekonomik i kësaj komune, Ismail Januzi.
 
Përfaqësuesit e këtij delegacionit kanë thënë se kanë zgjedhur këtë komunë për të parë të gjitha mundësitë e investimeve në fushën e ekologjisë duke parë se është krijuar një klimë e mirë për investitorët e huaj në Gjilan, njofton Zyra për informim e Komunë së Gjilanit.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, ka falënderuar delegacionin austriak për vizitën dhe interesimin për të investuar në Gjilan, duke thënë se Komuna e Gjilanit mirëpret investitorët e huaj.
Në këtë delegacion kanë marrë pjesë edhe kompani të shquara të Austrisë për të parë mundësinë e investimeve individuale sikurse edhe përmes partneritetit publiko-privat, kryesisht në sektorë të ekologjisë, në trajtimin e ujërave të zeza, mbeturinave etj.