Lajme
Austriakët, pushimet këtë vit preferojnë t’i kalojnë në Austri
Parashikimet tregojnë se shumica e austriakëve planifikojnë që pushimet verore këtë vit t'i kalojnë në vendin e tyre. Sipas agjencive që organizojnë pushime, malet dhe liqenet janë vendet më të kërkuara për t’i kaluar pushimet verore gjatë këtij viti.
Të enjten e kaluar në Austri ishte ditë feste. Për shumë punëtorë këtë ditë pushimi e lidhen së bashku me ditët e vikendit. Kjo fundjavë tregoi më së miri edhe preferencat e austriakëve për të pushuar. Kudo ku keni kërkuar për të kaluar disa net në hotele, qoftë në Salzkammergut apo në Kärtnersee (Liqeni Kärtner), ishte vështirë të rezervoni dhoma. Hotelet e mira ishin të rezervuara plotësisht, ndërkohë restorantët e mira duhej të rezervoheshin deri në 14 ditë më herët.
Kathrin Lampl nga agjensioni turistike TUI ka bërë me dije se liqenet dhe malet në Austri janë në “trend” të pushuesve për këtë vit. “Tirol, Kärnten dhe Salzburg si duket do të janë përfituesit më të mëdhenj. Kërkesat më të shumta janë për t’i vizituar vendet e këtyre “landeve”, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Vjenezët gjithashtu janë të orientuar që këtë vit të bëjnë pushime të shkurtra në zonat përreth. Kjo për arsye të sigurisë dhe që mund të udhëtojnë më makinat e tyre, pa u shqetësuar se mund ta marrin ndonjë virus nga udhëtimet me njerëz të tjerë.
E kur bëhet fjalë për udhëtimet ajrore, sipas zëdhënësit të agjensionit TUI, Greqia është favorite. Vendet si: Kreta apo Rodoja, por edhe ishujt si Skyros janë vende të preferuara për austriakët. Po ashtu kërkesa për të kaluar pushimet ka edhe në detin e Kroacisë dhe atë të Italisë, veçanërisht vendet që janë më afër me Austrinë si: Jesolo, Bibione dhe Caorle.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?