Lajme

Austria zhbllokohet sërish, por jo për të pavaksinuarit: këto janë rregullat e reja

Me datën 12 dhjetor i jepet fund masave të rrepta për personat e vaksinuar. Por, jo çdo gjë do të jetë e hapur në gjithë Austrinë. Albinfo.at sjell rregullat e reja.

Për orë të tëra pati diskutime mes Qeverisë austriake dhe kryetarëve të Bashkive të rajoneve të Austrisë. Në fund, u dakorduan. Këto do të janë rregullat e reja pas ditës së diel.

Personat e pavaksinuar do të mbesin në izolim. Masat për ta do të vazhdojnë t’ua kufizojnë edhe daljen jashtë shtëpisë, përveç daljeve të domosdoshme.

Bizneset e tregtisë do të hapen sërish, por vetëm për personat e vaksinuar apo të shëruar, përcjell albinfo.at.

 Mbyllja e lokaleve të gastronomisë: Gastronomia lejohet të jetë e hapur deri në orën 23:00. Siç raportohet, fillimisht vetëm Burgenland, Vorarlberg dhe Tirol do të hapin lokalet pas datës 12 dhjetor. Austria e Ulët, Steiermark, Kärnten dhe Salzburgu kanë propozuar që lokalet do të hapen më 17 dhjetor. Ndërkohë, Vjena dhe Austria e Epërme vendosën që kjo të ndodhë pas datës 20 dhjetor.

Lejohet organizimi i aktiviteteve kulturore deri në 2 mijë persona (Rregulli: 2G), por me datën 13 dhjetor kjo do të jetë e mundur vetëm në disa rajone ku numri i infketimeve është më i vogël.

Bartja e maskave FFP2 do të janë të detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura, ndërkohë në kafene dhe restorante duhet të vendoset derisa dalin jashtë apo shkojnë në tualet.

Aktivitetet sportive dhe studiot e fitnesit lejohen edhe në ambiente të mbyllura.

Nuk do të hapet gastronomia e natës. (Diskotekat dhe baret nuk do të hapen të paktën deri me datën 9 janar të vitit 2022), transmeton albinfo.at

 3G në punë – Kushdo që shkon në vendin e punës, detyrohet që të paraqesë certifikatën si: i vaksinuar, i shëruar apo i testuar. Rregulli i atyre që punojnë, është e vetmja mundësi e personave të pavaksinuar, të cilët lirohen nga masat e bllokimit.

Rekomandohet të vazhdohet të mbahet distancë prej dy metrave me të gjithë personat që i takoni jashtë shtëpisë.

Gastronomia në Vjenë do të hapet me 20 dhjetor

Në takimin e fundit mes qeverisë dhe kryetarëve të Bashkive të rajoneve të Austrisë, është dhënë mundësia që secili kryebashkiak të vendosë për rajonin të cilin e udhëheq. Këtë mundësi e ka shfrytëzuar edhe Vjena. Pra, sipas kryetarit të Vjenës, Michael Ludwig, gastronomia nuk do të hapet deri më 20 dhjetor.

“Jam i bindur se do të arrijmë fluksin e klientëve”, tha kryebashkiaku Ludwig. Ai nuk dëshiron që pas disa javësh të mbyllet sërish gastronomia. “Në Vjenë kemi bërë hapa të guximshëm, por mjaft të sigurt”, tha kryebashkiaku i Vjenës. Megjithatë, Michael Ludwig njoftoi se më 13 dhjetor do të bëhet hapja e tregtisë, floktarët, sallonet e ondulimit, po ashtu do të hapen edhe aktivitetet kulturore dhe sportive.

Nehammer: “Ne mbajmë premtimet”

Kancelari i ri i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë: “Ne i mbajmë premtimet para popullit. Bllokimi mbarëkombëtar dhe bashkë me të kufizimet e daljes për ata që janë vaksinuar do të përfundojë më 12 dhjetor. Këtë të diel, fushat e sferave të jetës sonë sociale dhe ekonomike do të jenë përsëri të mundshme. Për ata që nuk janë vaksinuar, bllokimi do të vazhdojë. Më këtë, dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që janë përgjegjës politik në qeverinë federale dhe shtetërore, si dhe të gjithë ekspertët për këtë rezultat të zhvilluar dhe të mbështetur bashkërisht, i cili falë rezultateve të përbashkëta po ua rikthejmë njerëzve prapë lirinë e tyre”, ka thënë Nehammer.