Lajme
Austria zgjat masën e izolimit
Austria ka regjistruar mbi 393,000 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 7,000 pacientë kanë vdekur
Austria e ka zgjatur masën e izolimit deri më 7 shkurt, në përpjekje që të frenojë përhapjen e koronavirusit, teksa autoritetet kanë frikë se mund të regjistrojnë rritje të rasteve për shkak të varianteve të reja të virusit, që janë më ngjitës.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se mbajtja e distancës do të ashpërsohet dhe tani qytetarët obligohen që të mbajnë dy metra distancë nga njëri-tjetri dhe jo një metër siç ishte më parë.
Ata po ashtu duhet të mbajnë maska mbrojtëse kur përdorin transportin publik dhe kur hyjnë në dyqane dhe nuk mund të përdorin më maska të bëra nga pëlhura, transmeton Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Austria kishte vendosur masën e izolimit nga 26 dhjetori i vitit të kaluar dhe ishte paraparë që kjo masë të ishte në fuqi deri më 24 janar.
Kurz tha se Austria duhet që ta ulë nivelin e infektimit në 50 raste të reja në 100,000 banorë, gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Aktualisht, Austria ka 131 raste për 100,000 banorë.
Kancelari austriak po ashtu tha se rihapja e dyqaneve, e shkollave dhe shërbimeve të tjera, të tilla si sallonet e floktarisë do të ndodhë më 8 shkurt. Por, ai shtoi se rihapja e restoranteve dhe hoteleve nuk do të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që prej fillimit të pandemisë, Austria ka regjistruar mbi 393,000 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 7,000 pacientë kanë vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik