Lajme
Austria për shtetasit e saj: Mos shkoni në Ballkanin Perëndimor
Banorëve të Kosovës, të Shqipërisë, të Malit të Zi, të Serbisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Bosnjë e Hercegovinës u kërkohet të vetizolohen për 14 ditë, me të hyrë në Austri
Austria zyrtarisht ka paralajmëruar shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në Ballkanin Perëndimor. Sipas tyre, është rritur shumë numri i infektimeve, ndaj nuk duhet të udhëtohet në këto vende: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje/Hercegovinë, përcjell Albinfo Austria.
Afër gjysmë milion njerëz që kanë lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor jetojnë në Austri.
Austria ka paralajmëruar kontrolle kufitare intensive për të gjithë ata që vijnë nga këto vende. Futja në Austri do të jetë e mundur vetëm për ata që kanë ndonjë test negativ me virusin COVID-19.
Austria ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për vendet e Ballkanit për shkak të një rritjeje të numrit të të infektuarve me koronavirus atje, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, raporton “Reuters”.
Banorëve të Kosovës, të Shqipërisë, të Malit të Zi, të Serbisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Bosnjë e Hercegovinës u kërkohet të vetizolohen për 14 ditë, me të hyrë në Austri, ose duhet të tregojnë një test negativ të koronavirusit.
Masa e Austrisë është një goditje e veçantë për Serbinë dhe Malin e Zi, vende këto, të cilat Bashkimi Evropian, të martën, i shtoi në “listën e sigurt” të vendeve, duke lejuar udhëtimin e banorëve të tyre në BE, përcjell albinfo.ch.
“Ne po reagojmë në bazë të rrethanave, jo vetëm situatës në ato vende, por edhe faktit që ne shohim, për shembull në vendet tona fqinje Kroaci dhe Slloveni, një rritje në grupimet e njerëzve që kthehen nga udhëtimi në Ballkanin Perëndimor”, tha Schallenbergu në një konferencë për shtyp.
“Tubime të tilla janë vërejtur edhe në Austri”, tha ai.
Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm gjatë muajit të kaluar në Ballkanin Perëndimor, megjithëse rajoni në përgjithësi ka pasur norma më të ulëta se shumica e Evropës Perëndimore.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra