CH-Ballkani
Austria vetëpërjashtohet nga Iniciativa e Europës Qendrore, kritika nga Busek
Diplomatët e kanë kritikuar për “Der Standard” vendimin e Austrisë për t’u vetëpërjashtuar nga Iniciativa e Europës Qendrore (CEI) pas tridhjetë vjetësh themelim, përcjell albinfo.ch.
Kjo do bëhet e njohur pas takimit të ministrave të jashtëm të shteteve rajonale të hënën në Split. Në këtë organizatë Vjena kishte imazh të mirë si themeluese dhe udhëheqëse, veçanërisht në Ballkan. CEI është themeluar në 1989 dhe sot numëron 18 anëtare – mes tyre edhe Shqipëria dhe Maqedonia. Postet e sekretarit gjeneral kanë variuar mes Italisë dhe Austrisë. Së fundi në këtë post ishte austrikja Margot Klestil-Löffler.
“Turp, që do ketë një anëtare më pak, në një rajon, ku këto kontakte janë të nevojshme,” tha diplomati i njohur Erhard Busek. CEI së fundi është marrë me lirinë e medias dhe projekteve të refugjatëve. Me vetëpërjashtimin e Austrisë, rol të madh pritet të ketë Hungaria iliberale, e cila është angazhuar gjithmonë e më tepër në rajon ekonomikisht dhe diplomatikisht.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?