Shqipëria
Austria vendos karantinë 10-ditore për personat e pavaksinuar
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë informoi sot se nga data 15 shtator vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjekësore që e kanë kaluar COVID-19 dhe janë të shëruar, të moshës 12 vjeç e lart, do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.
Në njoftim bëhet e ditur se “nga 15 shtator 2021 udhëtarët e pavaksinuar mund të hyjnë në Austri, por duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English)https://entry.ptc.gv.at/en.html, të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ”, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë ata që udhëtojnë për qëllime biznesi; forcat humanitare; të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar; ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse”, theksohet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë.
Për informacione më të përditësuara dhe detajuara të hyrjes në Austri, qytetarët mund të vizitojnë portalin zyrtar të udhëtimit të qeverisë austriake në Austria.info.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën