Lajme

Austria, vendi më miqësor në Evropë, thonë turistët

Austria është shpallur shteti më miqësor në Evropë në “Çmimet e zgjedhjes së lexuesve” të këtij viti nga revista e udhëtimit Condé Nast Traveller.

Austria shënoi një pikë mbresëlënëse 93.88 nga 100, sipas lexuesve të revistës, duke kaluar fituesen e vitit të kaluar, Irlandën, e cila zuri vendin e dytë, e ndjekur nga Kroacia në të tretën, transmeton albinfo.at.

“Lebensgefühl” austriak (që do të thotë ndërgjegjësim për jetën) përmbledh se si vendasit e vlerësojnë thellësisht bukurinë e vendit të tyre dhe i ftojnë me gjithë zemër vizitorët që të kënaqen gjithashtu me të”, vuri në dukje revista. Peizazhi natyror i vendit, me “bollëkun e liqeneve dhe maleve” u vlerësua gjithashtu.

Çmimet Condé Nast Traveler Readers’ Choice Awards kanë qenë pjesë e revistës që nga themelimi i saj në vitin 1987, shkruan theinternational.

Këtu është lista e plotë e vendeve më miqësore në Evropë:

  1. Austria
  2. Irlanda
  3. Kroacia
  4. Portugalia
  5. Greqia
  6. Islanda
  7. Zvicra
  8. Turqi
  9. Spanja
  10. Franca