Bota
Austria, vendi më i mirë në botë për të krijuar familje
Sipas sondazhit të realizuar nga Internations, Austria është në vendin e parë në botë për kushtet më të mira për të krijuar familje.
“Family Life Index 2015″ quhet raporti i hartuar nga Internations, ku përpilohet lista e shteteve në të cilat ekzistojnë kushtet më të mira për të krijuar një familje. Sipas këtij raporti Austria është në krye të listës si vendi më i mirë në botë për të krijuar familje. Pas Austrisë radhitet Finlanda dhe Suedia. Ndërkohë Gjermania gjendet në vendin e 7, Franca në të 8-tin, kurse Spanja në vendin e 12-të.
Klasifikimi ka sjellë disa surpriza, pasi në këtë raport mungojnë disa vende të zhvilluara si SHBA dhe vende evropiane, ndërkohë gjenden vende të tilla si Afrika e Jugut, Filipinet apo Izraeli.
Kështu për shembull SHBA, Mbretëria e Bashkuar apo Zvicra nuk gjenden as në mesin e 20 vendeve me kushtet më të mira për të rritur fëmijë. Derisa Mbretëria e Bashkuar gjendet në vendin e 22-të, SHBA-të gjenden në vendin e 25-të, kurse Zvicra në vendin e 30, për të vazhduar edhe më keq më Italinë e cila gjendet në vendin e 32-të, njofton “albinfo.ch”.
Për këtë studim, Internations ka anketuar prindërit e riatdhesuar duke i pyetur ata për cilësinë, koston dhe disponueshmërinë e kujdesit për fëmijët dhe edukimin e tyre.
Austria radhitet në vendin e parë të listës për shkak të sistemit të saj shoqëror, i cili i përkrah prindërit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











