Bota

Austria tërhiqet nga pakti i OKB-së për migracionin

Austria ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pakti i OKb-së për migrantët. 

Kështu të paktën kanë raportuar mediat, duke shtuar se pakti i njejtë po pritej të miratohej zyrtarisht në dhjetor. 

”Qeveria ra dakord për të mos nënshkruar paktin e Kombeve të Bashkuara mbi migracionin duke e shkëputur në këtë mënyrë Austrinë”, thuhet në komunikatën e qeverisë austriake. 

Në Austri, grupimi i ekstremit të djathtë prej disa javësh po bënte fushatë në mënyrë që Vjena të bojkotojë këtë tekst, i cili konsiderohet si dokumenti i parë ndërkombëtar për menaxhimin e migracionit.