Lajme
Austria shpall ‘non grata’ dy diplomatë rus
Austria ka shpallur dy diplomatë rusë “persona të padëshiruar” dhe u ka dhënë atyre afat deri më 19 mars që të largohen nga vendi, deklaroi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme austriake.
”Të dy individët kishin kryer akte të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”, theksuan autoritetet austriake pa dhënë asnjë detaj.
Të interesuarit kishin punuar në ambasadën ruse në Vjenë. Ky dëbim e çon në 11 numrin e diplomatëve rusë të dëbuar nga Austria vitet e fundit.
Vjena konsiderohet një bastion i spiunazhit për shkak të shumë organizatave të saj ndërkombëtare.
“Jemi të indinjuar nga vendimi i Ministrisë së Jashtme të Austrisë për të shpallur dy anëtarë të stafit të ambasadës ruse personae non gratae”, tha ambasada ruse në Vjenë.
“Ky është një vendim thjesht politik i autoriteteve austriake, të cilin ne e kundërshtojmë kategorikisht. Do të ketë një përgjigje kokrete edhe nga Moska”, theksoi ambasada.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik