Bota

Austria shkurton “shtesat e fëmijëve” për punëtorët e huaj

Në vendet e emigrantëve, shtesat e fëmijëve shkojnë nga 20 deri në 40 euro, ndërsa në Austri kapin vlerën nga 110 deri në 160 euro

Pas Gjermanisë, edhe Austria do të zvogëlojë shtesat për fëmijët e punëtorëve të huaj, familjet e të cilëve nuk jetojnë në Austri.

Shuma e shtesave familjare për të huajt do të përshtatet në përputhje me kushtet e jetesës dhe standardeve të vendeve nga vijnë punëtorët, këtë informacion e kanë publikuar mediat sllovene, përcjell albinfo.ch.

Propozim-ligjin këtë javë në Parlament do të paraqesin dy partitë më të fuqishme austriake, Partia Popullore dhe SPO, të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës, që parashikon se në këtë mënyrë do të ketë kursime prej 100 milionë eurosh për buxhetin e shtetit.

Shumica e parave si shtesa për fëmijë vitin e kaluar nga Austria kanë shkuar në Hungari, 65 milionë, e ndjekur më tej nga Sllovakia me 60 dhe Poloni me 37 milionë. Një pjesë e tyre janë dërguar në Rumani, Republikën Çeke dhe Slloveni.

Austria ndan në vit rreth 3.4 miliardë euro shtesa për fëmijë dhe me reduktimin e ndihmës për fëmijët e të huajve, shpenzimet do të reduktohen për rreth 100 milionë euro, për shkak të shtesave familjare në vendet nga vijnë punëtorët, ku janë dukshëm më të ulëta.

Në vendet e emigrantëve, shtesat e fëmijëve shkojnë nga 20 deri në 40 euro, ndërsa në Austri kapin vlerën nga 110 deri në 160 euro.