Lajme
Austria sërish me shifra rekord infeksionesh
Në 24-orë janë shënuar 11.975 infektime të reja,
Autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se në raportin e fundit 24-orësh janë shënuar 11.975 infektime të reja, transmeton albinfo.at.
Numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, ka arritur në 923,150 infektime me koronavirus në këtë shtet.
Rastet aktive, ende vazhdojnë të jenë të larta, 92,684 pacientë janë aktiv për momentin në këtë shtet.
Ndërkohë, numri i shërimeve, gjatë 24 orëve të fundit ka arritur në +4,878.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Brendshme dhe Shëndetësisë. Në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes, vendi ka rivendosur kontrollet që kufizojnë hyrjen në vendet e punës për ata që janë vaksinuar ose shëruar nga virusi.
Gjithashtu, mund të shkojnë në punë të gjithë ata që do të rezultojnë negativ pas testit. Por, rregullat më të ashpra hynë në fuqi të hënën, që do të thotë se vende si sallonet e parukerive dhe baret janë të hapura vetëm për ata që janë vaksinuar ose mund të vërtetojnë se janë shëruar.
Qëllimi është që këto masa të kufizojnë transmetimin e virusit, por edhe të bindin më shumë njerëzit që të vaksinohen. Për momentin, vetëm rreth 65 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik