Lajme
Austria regjistron ditën më të nxehtë të tetorit në 200 vjetët e fundit
Të martën në Austri temperaturat kanë shkuar deri në 30.3 gradë celsius, që është dita më e ngrohtë në tetor në 257 vjetët e mbledhjes së të dhënave.
Sipas Institutit Federal për Gjeologji, Gjeofizikë, Klimatologji dhe Meteorologji, rekordet e reja të tetorit u arritën të hënën dhe të martën në 87 stacione matëse në gjithë vendin.
Sipas “GeoSphere Austria”, rekordet e mëparshme provinciale u vendosën në Austrinë e Epërme dhe Salzburg, me 28.6 gradë celsius në Weyer dhe 28.3 gradë celsius në Salzburg-Freisaal, përcjell albinfo.ch.
Edhe muajin e kaluar, autoriteti zbuloi se ishte shtatori më i ngrohtë në historinë e të dhënave. Sipas të dhënave, mesatarja mujore ishte 3.2 gradë celsius më e ngrohtë se mesatarja nga viti 1991 deri në vitin 2020.
Në fillim të shtatorit, shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus raportoi se kjo verë ishte më e ngrohta në botë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 1940, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim