Lajme
Austria po përballet me përmbytje nga shiu, një person mbetet i vdekur
Reshjet e mëdha të shiut dhe stuhia tash e disa ditë kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë vende të Austrisë. Sipas informacioneve të fundit, një vullnetar i shpejtimit ka mbetur i vdekur.
E gjithë Austria e Ulët (Niderösterreich) është shpallur si zonë fatkeqësie. Një zjarrfikës gjatë shërbimit të shpejtimit, ka rrëshqitur dhe ka mbetur i vdekur. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetarja e landit të Austrisë së Ulët, Johanna Mikl-Leitner, përcjell albinfo.at
Siç raporton krone.at, zjarrfikësi i cili kishte marr pjesë si vullnetar, ka rrëshqitur në një shkallë ndërsa pomponte ujin në një bodrum në lagjen Tulln dhe si pasojë ka ndërruar jetë. “Për momentin nuk do të jepen më shumë informacione për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.at.
Në Vjenë në disa lagje, lumi ka dalë nga brigjet e tij. Disa familje janë evakuuar dhe qarkullimi po bëhet vetëm me varkë. Transporti publik është reduktuar, ndërkohë metrot U4, U6 dhe U3 janë duke qarkulluar vetëm pjesërisht.
Shumë ndeshje të futbollit të planifikuara në bundesligën austriake për sot, tashmë janë ndërprerë
Edhe në Austrinë e Epërme dhe në Steiermark niveli i ujit është duke u rritur.
Në anën tjetër, rajoni i Salzburgut dhe Tirolit përveç reshjeve të shiut, në alpe po përballet edhe me reshje të borës.
Në përgjithësi autoritet austriake po bëjnë lutje qytetarëve që mos të dilet jashtë shtëpisë, përveç rasteve të domosdoshme.
Para se gjithash, nga Salzburgu, Austria e Ulët, Vjena dhe Burgenlandi parashihet që reshjet të vazhdojnë deri të hënën në mbrëmje.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?