Jeta në Austri
Austria, pro privilegjeve të udhëtimit për njerëzit e vaksinuar
Në mënyrë që të ringjallë industrinë e turizmit, Austria ka sugjeruar që fluturimet mund të kufizohen në njerëz të testuar dhe të vaksinuar.
Sekretari i Shtetit austriak, Magnus Brunner, (PVP) tha të martën se politika aktuale e qeverisë e ndalimeve dhe kufizimeve të fluturimit duhej të ndryshonte.
Brunner, departamenti i të cilit është përgjegjës për politikën e aviacionit, tha se Austria duhet të miratojë një “strategji të dyfishtë”, e cila kërkon që njerëzit të tregojnë prova të një vaksinimi ose të përfundojnë një test negativ përpara se të largohen nga vendi i nisjes.
“Unë jam i bindur se vaksinimi mund të zëvendësojë karantinën”, tha Brunner për Fellner Live, përcjell albinfo.at.
“Udhëtimi dhe fluturimi do të ishin përsëri të mundshme në gjithë Evropën”, shtoi ai.
Brunner bëri thirrje për një zgjidhje në nivelin evropian, duke thënë se “nuk ka kuptim, veçanërisht në aviacion”, që Austria të shkojë e vetme.
Austria tashmë ka filluar hapjen e infrastrukturës së testimit në aeroportin e Vjenës. Avokati kushtetues austriak, Peter Bußjäger, tha se një plan i tillë do të ishte i lejueshëm ligjërisht, ndërsa sugjeron që ata që janë sëmurë dhe janë shëruar nga virusi, gjithashtu mund të kenë të drejta për privilegje të ngjashme.
“Sapo të jetë e qartë se sëmundja nuk mund të përcillet më, është e qartë se unë nuk mund t’i nënshtrojmë më këta njerëz ndaj kufizimeve”, tha Bußjäger për Der Standard, përcjell tutje albinfo.at.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Austri
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra