Shkurt.ch

Austria, pika kontrolli me Italinë, për të ndalur refugjatët

Janë planifikuar tri pika kontrolli dhe një rrethojë e gjatë 370 metra në këtë areal

 

Krahas ashpërsimit të ligjit mbi azilin, Austria ka marrë edhe një hap tjetër radikal drejt ndalimit të fluksit të refugjatëve. Ajo ka zbuluar planin e saj për të vendosur kontrollin kufita në autostradën që e lidh Austrinë me Italinë. 

Janë planifikuar tri pika kontrolli dhe një rrethojë e gjatë 370 metra në këtë areal, ka bërë të ditur policia austriake të mërkurën. Një pikë e katërt kontrolli do të vendoset në rrugën kryesore. Po ashtudo ë kontrollohen edhe trenat ndërkombëtarë që kalojnë nëpër Austri.

Ky hap nuk e ka gëzuar shumë fqinjin e Austrisë, Italinë. Kështu, kryeministri italian Matteo Renzi e ka kritikuar Austrinë se vendosja e kontrollit në vendkalimin më të madh kufitar me Italinë, bie në kundërshtim “eklatant” me rregullat e BE-së.

Austria, me anë të pikave të kontrollit po synon të parandalojë që refugjatët dhe migrantët, pas mbylljes së rrugës së Ballkanit, të vijnë me flukse më të mëdha nga Italia nëpër Austri drejt shetteve më të pasura të BE-së.

Ndërtimi i rrethojës dhe infrastrukturës tjetër tashmë ka filluar por policia nuk ka dhënë ndonjë datë se kur pritet të përfundjnë punimet.