Kosova
Austria ofron mundësi punësimi për kosovarët në dy fusha
Përfaqësuesit austriakë e njoftuan ministrin edhe për mundësitë e punësimit sezonal të qytetarëve të Kosovës, në fushën e agrokulturës dhe turizmit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli, është takuar me përfaqësues të Ministrisë së Punës Mirëqenies Sociale dhe Mbrojtje të Konsumatorit në Vjenë të Austrisë dhe Udhëheqësin e Qendrës Evropiane për hulumtim dhe politika të mirëqenies sociale.
Me këtë rast, ministri Reçica ka falënderuar përfaqësuesit për mikpritjen dhe për gjithë ndihmën që ka dhënë shteti i Austrisë në zhvillimin dhe demokratizimin e shtetit të Kosovës.
Sipas tij, fokusi i qeverisë është që të ulë numrin e përfituesve të asistencës sociale, duke punësuar përfitues nga kjo kategori dhe gjithashtu të rrisë punësimin e të rinjve dhe grave, qoftë përmes vetëpunësimit, ndërmarrësisë dhe masave aktive të tregut të punës.
Përfaqësuesit austriakë e njoftuan ministrin edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Austrisë dhe mundësitë e punësimit sezonal të qytetarëve të Kosovës, në fushën e agrokulturës dhe turizmit.
Palët në këtë takim u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e politikave sociale dhe ndihmën e shtetit austriak për ngritjen e mirëqenies dhe rritjen e punësimit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?