Lajme
Austria, në prag të miratimit të ligjit kundër krimit të “Islamit politik”
Është bërë e ditur se në Austri “krimi” i ‘Islamit politik’ do të hyjë në fuqi së shpejti, në mënyrë që të jetë në gjendje të procedojë kundër atyre që nuk janë terroristë, por që krijojnë terren për të qenë të tillë, transmeton albinfo.ch.
Lajmi u njoftua nga kancelari Sebastian Kurz, i cili dy ditë më parë theksoi nevojën për “një qasje të fuqishme në gjithë Evropën kundër luftëtarëve të huaj, të cilët janë thjesht një bombë me sahat dhe për këtë arsye një kërcënim për shoqëritë tona”.
Ndërkohë, Kurz njoftoi “një zgjerim të mundësive për të qenë në gjendje të mbyllen vendet e adhurimit”. Do të prezantohet gjithashtu një regjistër i hoxhallarëve dhe një shtrëngim i ligjeve për shoqatat dhe simbolet. Më në fund, kancelari propozoi në Twitter masa për “bllokimin e rrjeteve financiare në mbështetje të terrorizmit”.
Duhet theksuar se propozimet përfshijnë mundësinë e burgimit të përjetshëm ose mbikëqyrjes elektronike pas lirimit për ata që janë dënuar për vepra terroriste.
Ekziston gjithashtu mundësia e heqjes së shtetësisë austriake për të dënuarit. Masat do të sillen në Parlament në dhjetor. Kurz tha se ato bazohen në një qasje dyplanëshe: nga njëra anë, duke synuar të goditen terroristët e dyshuar, nga ana tjetër, ideologjinë që i shtyn ata drejt akteve ekstreme. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik