Lajme
Austria ndalon tubimet me më shumë se 10 veta
Përjashtimi i vetëm nga ndalesat e reja janë funeralet. Si më parë, në to dhe në ngjarjet tjera në natyrë do të lejohen deri në 150 persona
Qeveria austriake ka ashpërsuar sërish masat e mbrojtjes nga koronavirusi, në një situatë kur po shënohet rritje e numrit të infeksioneve, shrkuan srf.ch. Meqenëse infeksionet kohëve të fundit kanë ndodhur kryesisht në sektorin privat, në të ardhmen, sipas kancelarut Kurz, do të duhej të zvogëloheshin kontaktet sociale.
Fjala është për zvogëlimin e pjesëmarrësve në takimet në hapësirën publike, transmeton albinfo.ch. Të gjitha festimet private dhe mbledhjet në hapësirë të mbyllur, nga e hëna do të kufizohen në dhjetë veta.
Përjashtimi i vetëm nga ndalesat e reja janë funeralet. Si më parë, në to dhe në ngjarjet tjera në natyrë do të lejohen deri në 150 persona.
Ngjarjet e organizuara profesionalisht në sektorin e sportit dhe kulturës nuk preken as me këto masa, përcjell albinfo.ch. Aty mbetet kufiri i sipërm prej 1,500 njerëzve në salla dhe 3,000 jashtë, është shprehur nënkancelari, Werner Kogler.
Përveç kësaj, nga e hëna e tutje konsumimi në pube dhe restorante mund të bëhet vetëm ulur. Maksimalisht dhjetë persona mund të ulen në një tryezë. Përveç kësaj, maska duhet të mbahet tani edhe në tregje, në kisha si dhe gjatë hyrjes dhe daljes nga restorantet.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind