Lajme
Austria ndalon TikTok-un në pajisjet qeveritare
Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët federalë në Austri do të duhet të fshijnë aplikacionin e shpërndarjes së videove TikTok nga telefonët e tyre të dhënë nga qeveria, pasi Vjena synon të ndalojë firmën operuese kineze të aksesojë të dhënat e ndjeshme.
Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner, u tha gazetarëve se për zyrtarët dhe politikanët në nivel shtetëror dhe bashkiak u dha një rekomandim që gjithashtu të ndalonin përdorimin e aplikacionit për qëllime zyrtare.
Ai vazhdoi të pohonte se politikanët dhe zyrtarët ishin të lirë të vazhdonin përdorimin e aplikacionit privatisht, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Me këtë lëvizje, Austria i bashkohet Australisë, Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Komisionit të BE-së, të cilët më parë lëshuan rregullore të ngjashme për sektorin publik.
TikTok operohet nga kompania kineze e teknologjisë Bytedance, e cila nuk është në pronësi të shtetit.
Megjithatë, kritikët theksojnë se Partia Komuniste dhe autoritetet në Kinë teorikisht janë në gjendje të ushtrojnë ndikim në kompanitë e internetit dhe të kenë akses në të dhënat e tyre.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit