Lajme
Austria merr masa ekstreme: Ndalohet hyrja në bare dhe restorante për personat e pavaksinuar
Për të parandaluar një bllokim të ri, rregulli 2G (i vaksinuar apo i shëruar) do të jetë në fuqi në mbarë Austrinë. Ai do të hyjë në fuqi që nga dita e hënë e javës së ardhshme
Austria ka marrë masa ekstreme kundër personave të pavaksinuar. Ata që ende ngurrojnë të vaksinohen, nuk do të kanë të drejtën të hynë në restorante, kafene dhe në të gjitha hapësirat tjera të cilat mund të shfrytëzohen gjatë kohës së lirë. E gjithë kjo po bëhet për të frenuar valën e katërt të pandemisë, ndërkohë që shifra e të infektuarve gjatë ditës së premte ka arritur në 9.388 raste të reja, raporton albinfo.at.
Kjo u arrit gjatë një takimi të përbashkët mes qeverisë dhe krerëve të landeve të Austrisë i cili u mbajt të premten në mbrëmje. Siç mëson oe24, qeveria pret që numri i infeksioneve të reja të dyfishohet në 20,000 në dy javët e ardhshme.
Rregulli 2G do të thotë për personat e vaksinuar apo të shëruar nga Covid -19
Kjo masë po ashtu do të zbatohet edhe për shërbimet tjera të cilat kanë kontakt të ngushtë me personat tjerë si p.sh në: sallonet e ondulimit, frizerët dhe sallonet tjera të bukurisë. Po ashtu e njëjta rregullore do të vlejë edhe për eventet ku do të grumbullohen më shumë se 25 persona.
Rregulli 3G (i vaksinuar, i shëruar apo i testuar me PCR negativ) do të zbatohet në vendin e punës.
Certifikata e vaksinimit është e vlefshme vetëm për 9 muaj. (Jo si më parë që ishte për 12 muaj).
Austria synon, gjithashtu, të hapë fushatën e vaksinimit për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç dhe do të nisë një fushatë informuese që synon të inkurajojë banorët tashmë të imunizuar që të marrin një dozë të tretë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim