Bota
Austria, me ushtri në mbrojtje nga refugjatët
Ministrat ranë dakord parimisht për krijimin e një misioni civilo-ushtarak, i cili mund të reagojë shpejt në kufijtë e jashtëm të BE-së, në mbështetje të Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve
Duke synuar mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së nga fluksi i refugjatëve, Austria planifikon të bashkëpunojë më afër me disa shtete të Evropës Lindore e Juglindore. Këto vende dhe Austria janë të gatshme që për këtë qëllim të përdorin edhe ushtarët
Austria ka përfituar nga mbyllja e itinerarit ballkanik, tha ministri austriak i Mbrojtjes, Hans-Peter Doskozil Shoqatës Europiano-Qendroe (CEDC) në Vjenë të premten. Krahas ministrave të Mbrojtjes nga Austria, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Çekia e Sllokavia ishin të pranishëm edhe homologët nga Polonia, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Ministrat ranë dakord parimisht për krijimin e një misioni civilo-ushtarak, i cili mund të reagojë shpejt në kufijtë e jashtëm të BE-së, në mbështetje të Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex, shkruan dw.de. „Të gjithë përpiqen dhe janë të gatshëm të punojnë mbi propozimet për një zgjidhje të përbashkët europiane“, bën të ditur Doskozil. Asnjë vend nuk do lënë vetëm në krizën e refugjatëve. „Në rast se një shtet dëshiron ndihmë, atëherë ne do të ndihmojmë së bashku.“
Rezoluta e përbashkët e vendeve qendrore e lindore të Europës do të paraqitet në takimin e ardhshëm të ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Luksemburg. „Në një hap të dytë ne do të shohim, se si do të formësohet konkretisht një mision i tillë civilo-ushtarak dhe se cili vend do të dërgojë sa ushtarë. Por tani kërkohet gjetja e një linje të përbashkët europiane, me fokus sigurimin e kufijve, regjistrimet dhe kthimet“, thekson Doskozil.
Vetëm një ditë para takimit të ministrave të Mbrojtjes në Vjenë, qeveria austriake kishte bërë të ditur ashpërsimin e së drejtës së azilit. Doskozil dhe ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Leitner i tremben rrezikimit të „rendit dhe sigurisë publike“ nëse vala e refugjatëve vazhdon. „Nuk do të pranojmë kërkesa azili, vetëm nëse duhet ta bëjmë këtë bazuar në kriteret e nenit 8 të Konventës për të Drejtat e Njeriut“, bëri të ditur Mikl-Leitner. Neni 8 rregullon të drejtën për respektimin e jetës private dhe të familjes si edhe bashkimin familjar. Po ashtu do të lejohen procedurat e azilit që prekin ata persona, të cilët kërcënohen nga vdekja apo trajtimi çnjerëzor. Në raste të tjera refugjatët do të kthehen në atë vend, nga i cili kanë hyrë në Austri.
Austria udhëheq “Politikë të ashpërsisë”
Tendenca të tilla në politikën e refugjatëve janë shqetësuese për politologun vjenez, Vedran Dzihic. „Prej kësaj rezulton një politikë e ashpërsisë që shohim aktualisht. Shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të llogarisin me mbështetjen austriake, për sa kohë që bëhet fjalë për zbatimin praktik të bllokadës në itinerarin e Ballkanit Perëndimor“, thotë studiuesi. Në raste të veçanta pritet mbështetje politike brenda BE-së. „Jam i mendimit që marrëveshje të tilla si tani në rajon janë të rrezikshme. Në shumë shtete në rajon po përhapen tendenca autoritare, pushtetmbajtësit në këto vende për një „po“ dhe zbatimin e planeve për refugjatët kërkojnë mbështetje, dhe kjo mund të ketë efekt prapaveprues dhe të rezultojë në fund në tendenca autoritare edhe më të forta“, paralajmëron Dzihic.
Megjithkëto Austria i mbetet besnike kursit të saj. Deri më tani refugjatët mund të shtronin kërkesën për azil jo vetëm në kufi, por në çdo rajon policie në Austri. Në të ardhmen kjo do të jetë e mundur vetëm në qendrat e regjistrimit përgjatë kufirit. Aty refugjatët do të duhet të qëndrojnë deri në 120 orë, kohë në të cilën autoritete do të verifikojnë nëse kërkesa për azil do të pranohet apo jo. Media të ndryshme bëjnë fjalë për “fortesën Austri”. Edhe kontrollet e kufirit do të intensifikohen, sipas ministrit Doskozil. Mesazhi i tij në drejtim të Gjermanisë: „Aty ku ne do të vendosim kontrollet kufitare, nuk do të ketë më tranzitim.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve