Lajme
Austria me paralajmërim për udhëtimet në Liban
Ministria e Jashtme e Austrisë paralajmëron kundër çdo udhëtimi në Liban, e po ashtu austriakëve u kërkohet të largohen nga Libani.
Paralajmërimi i udhëtimit (niveli më i lartë i sigurisë 6) u justifikua nga situata e sigurisë për të huajt në Liban, e cila “aktualisht është jashtëzakonisht e paqëndrueshme për shkak të konflikteve ushtarake midis Hezbollahut dhe Izraelit”. Austrian Airlines (AUA) kishte njoftuar më parë se do të pezullonte të gjitha fluturimet drejt Izraelit, Bejrutit dhe Libanit deri më 31 tetor, shkruan kronen.at.
“Një përshkallëzimi i situatës dhe një zgjerim i konfliktit nuk mund të përjashtohet”, paralajmëroi një zëdhënëse. Priten bllokada rrugore dhe protesta dhe gjithnjë e më shumë linja ajrore po pezullojnë operacionet e tyre drejt dhe nga Bejruti.
Austriakët në Liban, në anën tjetër, këshillohen fuqimisht të ndjekin udhëzimet e autoriteteve libaneze, të ndjekin lajmet dhe të raportojnë në ambasadën në Bejrut ose të regjistrohen për udhëtime në Ministrinë e Jashtme, përcjell albinfo.ch.
Pas ditësh tensioni në kufirin me Libanin, ushtria izraelite njoftoi evakuimin e qytetit verior izraelit Kiryat Shmona të premten. Siç njoftoi ushtria, rreth 25,000 banorët duhet të largohen nga qyteti dhe të dërgohen në strehim të financuar nga shteti. Të premten pati përleshje të reja në kufirin izraelito-libanez. Nuk mund të përjashtohet përshkallëzimi i situatës dhe zgjerimi i konfliktit.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim