Shqipëria
Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimeve evropiane
Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, priti në selinë e Kuvendit ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Austrisë, Christian Steiner.
Gjatë takimit ambasadori austriak, pasi e uroi Kodhelin për riemërimin e saj në postin e kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme dhe atë të zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë në të gjitha aspektet midis Austrisë dhe Shqipërisë.
“Këto marrëdhënie dëshmohen nga niveli i lartë i kontakteve politike, si edhe nga bashkëpunimi i ngushtë në fusha të ndryshme”, tha Steiner, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Ambasadori Steiner përmendi kontributin e Austrisë në një sërë drejtimesh e projektesh, si në atë të reformës në drejtësi (përfshirë procesin e Vetingut), në mbrojtjen e të dhënave, menaxhimin e ujërave, shëndetësi, edukim etj.
Ambasadori Steiner theksoi gjithashtu mbështetjen e plotë të Austrisë sa u përket proceseve integruese të Shqipërisë në BE dhe veçanërisht hapjes sa më parë të negociatave.
Kodheli falënderoi Ambasadorin Steiner për mbështetjen që Austria i ka dhënë e vazhdon t’i japë Shqipërisë në rrugën e saj të demokratizimit dhe integrimit evropian.
Më tej ajo bëri një prezantim të situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e integrimit të tij sa më të shpejtë në BE.
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm theksoi se intensifikimi i këtyre proceseve ka një rëndësi jetike jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe për vetë paqen dhe sigurinë e tërë hapësirës së Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit folën gjithashtu edhe mbi çështje të bashkëpunimit ndërparlamentar midis të dy vendeve.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën